Protestë në Koçan, qytetarë të shumtë mblidhen pas tragjedisë me 59 viktima
Qindra qytetarë u mblodhën sot në parkun e qytetit të Koçanit për të protestuar pas ngjarjes tragjike që ka tronditur komunitetin.
Me pankarta ku shkruhej “Dhimbje e pashëruar”, “Nuk vdesim nga fatkeqësitë, vdesim nga korrupsioni” dhe “Vrasja e rinisë është vrasja e ardhmërisë”, protestuesit kërkuan dorëheqjen kolektive të të gjithë zyrtarëve përgjegjës.
Protesta, e thirrur nga faqja “Zëri i Koçanit”, reflekton zemërimin e qytetarëve, të cilët e shohin këtë tragjedi si pasojë të dështimeve institucionale dhe mungesës së përgjegjësisë.
Fraksion.com