AktualitetPolitikëTë fundit

“Natën i ndërsente kundër SKAP-it, ditën sulmonte Etjen Xhafajn”, Berisha del nga “detyrim paraqitje”: Edi Rama është “redaktori”!

Kryedemokrati Sali Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Berisha, ka vijuar sulmet e tij ndaj kryeministrit Edi Rama pas daljes nga ambientet e SPAK.

“Redaktori që u fsheh ishte Edi Rama. Natën i ndërsente kundër SKAP-it, ditën sulmonte Etjen Xhafajn se guxoi të sulmonte SKAP-in. Të gjitha statuset e para janë të redaktuara nga ai,” deklaroi Berisha.

Duke vijuar me ironinë, ai tha se kryeministri ishte i zënë duke pikturuar “mustaqet e Kujtim Gjuzit” dhe se çdo mëngjes fillon me këtë aktivitet, ndërsa sipas tij, Rama duhet të ishte në burg.

Berisha: Tani, siç e don dhe transparenca, me të drejtë prisni t’u rrëfej se çfarë gjeta aty brenda, çfarë kishte në sallat dhe korridoret e Skapit të partisë. Sot, aty takova Redaktorin.
Redaktori është një person, të cilin mediat e censuruan. Por atë që u fshehën mediat ju, ua them unë. Në urdhëresat dhe udhëzimet e tij ishte një shumë e veçantë. Për këtë çështje, thoshte, do pyetet Redaktori. Kjo çështje nuk do dalë pa u pyetur Redaktori. Tani, do thoni ju, cili ishte Redaktori.
Redaktori ishte Edi Rama. Dëgjojeni miq se çfarë Jagoje i paskrupullt është. Natën i ndërsente kundër Skapit, ditën sulmonte Etjenin se guxove të sulmonte Skapin. Ndërkohë, statuset e para janë të gjitha të redaktuara nga Redaktori. Po çfarë po bënte Redaktori këtu? Redaktori këtu kishte vënë përpara një telajo dhe qejf e qejf po pikturonte mustaqet e Kujtim Gjuzit.

Po, i them unë, çfarë ke ti me këto mustaqe? Ti i ke tuat. Epo këto të miat nuk më mbushin. E vërteta është kjo. Prandaj është i fiksuar. Dhe çdo fjalë e tij çdo mëngjes fillon me mustaqet dhe mbaron pastaj e dini vetë me çfarë… Në fakt në burg e ka vendin. Një audit i gjithanshëm e pret.

 

Fraksion.com