“Ku je o Rame?”, kryeministri i përgjigjet i Bashës: Po mër Lul, shyqyr dhe bravo euroatlantikëve që nuk të lanë vetëm!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj Lulzim Bashës, përmes një videoje ku nuk i ka kursyer batutat ndaj ish-kreut të PD.
Rama tha se kishte marrë një video nga Basha dhe iu përgjigj me sarkazëm: “Po mër Lul, si të mos pyes për ty, na thave sytë. Si thanë ‘vdiq Luli’, vetëm unë nuk e besova. Se ti je i pavdekshëm, stres zero, gjumi top.”
Ai e ironizoi rikthimin e Bashës në skenën politike, duke thënë se misioni i tij për ta larguar nga pushteti vazhdon: “Shyqyr mo Lul dhe bravo euroatlantikëve që nuk të lanë vetëm. Kush vjen me ty fiton, edhe kur humb fiton.”
Në fund, Rama e përmbylli me një tjetër batutë, duke thënë: “Jam trembur se ti do fitosh prapë o Lul. Po hallall se e meriton, vetëm bëhu i gjallë, mos m’u ndaj më tani. Forca demokratët euroatlantikë, erdhi dita. Rama ik!”
Fraksion.com