Tragjedia: Publikohen emrat e të mbijetuarve nga flakët në Maqedoninë e Veriut
Mediat vendase kanë publikuar listën e të lënduarve të cilët po marrin kujdes shëndetësor pas tragjedisë në klubin Pulse në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Dy persona janë në Kirurgji Pediatrike, dy në Pediatri, tetëmbëdhjetë persona janë duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Shkup, tetë në Klinikën e Anestezisë KARIL, 2 në Klinikën e Neurokirurgjisë dhe një person në Ortopedi.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në konferencën e sotme për media informoi se gjithsej 118 persona janë shtruar në objekte të ndryshme spitalore pas tragjedisë në Koçan.
Ai theksoi se të gjithë pacientët po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe se sistemi shëndetësor është plotësisht i mobilizuar.
“Nuk ka pacient që nuk po përkujdeset, të gjitha kapacitetet janë vënë në funksion”. “Ne do të bëjmë çmos për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur”.
Taravari bëri të ditur se gjatë ditës do të vizitojë disa nga klinikat kirurgjikale ku do të marrë më shumë informacion për gjendjen e të lënduarve.
“Ne do të shkojmë në klinikat kirurgjikale ku do të kemi më shumë informacion.”
Fraksion.com