Tragjedia në Maqedoninl e Veriut: Arrestohen organizatorët e festës, po performonte grupi i njohur maqedonas
Institucionet zyrtare kanë konfirmuar se 51 persona kanë humbur jetën nga zjarri katastrofik që mbrëmë përfshiu diskotekën Pulse në Koçan.
Policia ka ndaluar disa persona të lidhur me organizimin e festës, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e përgjegjësisë, sipas medias vendase.
Ministri i Brendshëm ka paralajmëruar një konferencë për media në orën 9 të mëngjesit, në të cilën priten më shumë detaje për tragjedinë.
Fraksion.com