AktualitetRajoniTë fundit

Tragjedia, ministri Taravari: 18 të hospitalizuar janë në rrezik jete

Mbi 152 persona është raportuar të jenë plagosur,  numri më i madh i tyre është transferuar në spitalet e Shkupit. Sipas ministrit të shëndetësisë Arben Taravarii 18 të hostpitalizuar janë në gjendje të rrezikut për jetë. Ai ka thënë se nëpër spitale ka të vdekur që duhet të identifikohen përmes autopsisë.

“Po kujdesemi për të gjithë, po punojmë me të gjitha kapacitetet për të shpëtuar sa më shumë jetë që është e mundshme”, ka thënë Taravari.

Personat që humbën jetën në tragjedinë në diskotekën „Pulse” në Koçan janë nga mosha 14 deri në 24 vjeç, dhe vijnë nga Shkupi, Shtipi, Probishtipi dhe Koçani ka thënë drejtoresha e spitalit të Koçanit Kristina Serafimova.

“Personat e lënduar që ndodhen tek ne, 20 në numër, janë në moshë nga 18 deri në 23 vjeç. Ata kanë plagë të lehta, djegie dhe intoksikim. Kur morëm njoftimin për zjarrin brenda 30 minutash u mobilizua i gjithë stafi i spitalit, të gjitha kujdestaret dhe infermierët ishin në punë dhe filluan të na sillnin pacientët e parë. Kërkuam ndihmë nga ambulancat e spitaleve të tjera nga Velesi dhe Shkupi. Pacientët në gjendje më të rëndë u dërguan në Shtip dhe në Shkup. 70 pacientë janë kontrolluar, kishte edhe persona të vdekur që na i sollën, dhe kishte edhe pacientë që vdiqën në momentin kur i sillnin”, ka thënë Serafimova.

 

Fraksion.com