AktualitetRajoniTë fundit

Organizata që merret me tubimet publike demanton keq pushtetin në Serbi: 275 -325 mijë persona protestuan në Beograd

Organizata joformale, Arkivi i Tubimeve Publike, e cila vlerëson numrin e tubimeve në Serbi, tha se në mitingun e 15 marsit në Beograd, ishin midis 275.000 dhe 325.000 njerëz.

Ajo theksoi se ekziston mundësia që ky numër të jetë edhe më i lartë.

Për shkak të madhësisë së jashtëzakonshme, natyrës dinamike dhe strukturës së tubimit, si dhe situatës së paqartë në pjesë të caktuara të qytetit, veçanërisht në Beogradin e Ri, një vlerësim më i saktë nuk është i mundur”, tha organizata.

Mijëra qytetarë protestuan në Beograd, pas thirrjes së studentëve, të cilët, për më shumë se katër muaj, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad.

Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë, studentët – të mbështetur edhe nga akademikë dhe qytetarë të tjerë – organizojnë protesta dhe bllokojnë fakultete.

“Të gjithë njerëzit në pushtet duhet ta kuptojnë mesazhin kur mblidhen kaq shumë njerëz. Ne do të duhet të ndryshojmë”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas protestës.

Fraksion.com