Çfarë nuk u pa nga protesta historike e Beogradit
Protesta e cila zgjati disa orë dhe që duket se i tregoi edhe një herë presidentit serb Aleksandër Vuçiç forcën e studentëve dhe qytetarëve që mbushën rrugët e Beogradit, duket se nuk ka kaluar pa incidente.
Sipas mediave të huaja, mbledhja e qytetarëve filloi gjatë ditës në lokacione të ndryshme në Beograd.
Protestuesit u dyndën në qendër të kryeqytetit, ndërsa paralelisht marshuan në disa rrugë.
Nuk munguan as përplasjet mes protestuesve dhe policisë, por edhe ndërmjet vetë pjesëmarrësve në tubim.
Një përplasje fizike ka ndodhur pranë sheshit “Nikola Pashiq” ku një grup burrash nga radhët e protestës rrahën një të ri. I lënduari është goditur me shishe në kokë dhe është dashur ndërhyrja e ambulancës.

Gjatë protestës janë dëgjuar gjithashtu thirrjet “Arrestoni Vuçiçin” ndërsa policia kalonte aty pranë.
Mes mesazheve kundër regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, nuk munguan edhe mesazhet kundër Milorad Dodik, presidentit të Republika Srpska të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Në një nga pankartat shkruhej “Dodik nuk është Republika Srpska, Vuçiç nuk është Serbia”.
Fraksion.com