AktualitetTë funditUnë

Tashmë si një Zot i zbritur nga froni…

Nga Gen Nanaj

Në avion…

Kur ngrihesh drejt qiellit me avion, gjithkush ndjen një emocion të veçantë. Ngrihet avioni, ngrihesh edhe ti si njeri. Në fluturake, ka një moment ku ndjehesh i pazakontë, i rëndësishëm, ke një pasaportë, ke sediljen tënde, figuron, je pjesë e një shpikje kaq e madhe teknike që ka ndryshuar botën. Je njeri i çertifikuar në këtë botë, ke peshën tënde që harxhon salltanete, kalon kufinj dhe kupton se ke mundësinë të tejkalosh çdo gjë mbi këtë botë. E mira dhe e keqja ështe poshtë këmbëve të tua e ti fluturon mbi to, kjellohesh në ajrin e madh, je më afër yjeve, pjesë e kozmosit, ke një destinacion.

Kështu ndjehem edhe unë kur jam në barkun e avionit. Ndoshta është kombinimi i eksitimit mbi udhëtimin me ndjenjën e së panjohurës, për të zbuluar diçka të veçantë që të pret, që të lidh me një cep tjetër të botës, që të bën të lesh pas për përfituar horrizonte të reja. Ndërsa avioni ngrihej në ajër, pash përmes dritares sime se si Gjermania u zhduk gradualisht, duke u zëvendësuar nga një qese e pafundme e kaltërsirës, një pafundësi që shpërbën ngushticat e tokës dhe mendimet marrin ngjyrat e hapsirës. Habia mbi këtë botë të rrëmben vëmendjen, mendimet llukunisin gjërë e shkojnë tutje, duke u shtrirë si petkë e botës tënde, në valë të kalueshme e të qeta.

Komshinjtë në avion nuk i përgjedh, por është bukur sepse ndjen një siklet, një prani të veçantë. Çdokush i ulur pranë është në vetvete një sekret personal ku mund të interagosh. Këtë rradhë, pranë meje ishte ulur një vajzë me flokë të errta e me sytë i shkëlqenin, sa nga frika dhe sa nga gëzimi i pakontrolluar njëkohësisht. Kur ka frikë njeriu, ai “studion” njerëzit përreth me syrin e vëmendjes, lëviz më shpesh se zakonisht trupin, gishtat, janë gjatë gjithë kohës on, buzëqesh pa vetëdije. Të njëjtën emocion e kam pasur edhe unë dikur, kur isha i paregjur me jetën, kur isha në kërkim me vetveten në moshën e dybotëve, që gëlonte mes pafajsisë rinore dhe ambicjes për tu rritur në përvoja. Ajo nuk fliste gjuhën time, as unë të sajën, e megjithatë nuk kishte nevojë për fjalë, unë e kuptoja në sytë e emocionuara, që më bënin edhe mua të rikthehesha në fillesën time plot entuziazëm ndaj botës së madhe.

Udhëtimi nuk është më vetëm një aventurë fizike, por edhe një udhëtim shpirtëror. Aty krijohet një lidhje me personalitetin, një zgjatim i pandërprerë i vetvetes në relacion me egzistencën, me gjithfarë përbëhesh, që të karakterizon, që njeh. Ka monente ku të rrëmben ajo bota e Sofisë 14 vjeçare, që pyet mbi gjithçka, që filozofon mbi çdo gjë, me shumë pse-ra të librit tënd, dhe ti e shijon. Kur mbërrin në destinacion, ndjehesh i rikthyer në jetën reale, toka të bën sërisht të vogël, ke harruar çdo gjë, nuk je më një zog. Ti nuk zbret vetëm nga avioni, por zbret edhe nga mendimet, nga hipotezat e parashtruara në ajër, nga idetë që ke spërkatur qiejve mbi gjithçka që vlon në botën tënde, më pas mbetet vetëm lodhja, fillon e harron se ishe dikur lart, tashmë si një Zot i zbritur nga fron…/ marrë nga Fb e aitorit

Fraksion.com