Presidenti Trump: Kemi pasur bisedime të mira me Rusinë dhe Ukrainën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha dje se SHBA-të kanë pasur “telefonata të mira” me Ukrainën dhe Rusinë sot.
“Por nuk është e lehtë,” tha ai.
Trump gjithashtu vlerësoi nga ana e tij për sjelljen e të dy palëve në pikën e diskutimit të negociatave.
“Unë mendoj se kemi pasur disa rezultate shumë të mira,” tha ai. “Pak para se të vija këtu mora një lajm mjaft të mirë.” Megjithatë, ai nuk dha detaje të mëtejshme.
Ai përsëri pretendoi se trupat ukrainase janë “të rrethuar” dhe në “rrezik të madh”, pa dhënë prova të mëtejshme.
“Unë i kërkova atij [Putinit] të mos i vriste ata ushtarë,” shtoi ai. “Ne nuk duam që ata të vriten.”
Gjatë fjalimi të fokusuar kryesisht në ligjin dhe rendin në Amerikë, PresidentibTrump përsërit besimin e tij se po të kishte qenë president gjatë viteve të fundit, në vend të administratës Biden, lufta në Ukrainë “nuk do të kishte ndodhur kurrë”.
Ndërsa Ushtria e Ukrainës mohon rrethimin e forcave të saj në rajonin e Kurskut të Rusisë – të cilin ata e pushtuan gushtin e kaluar, Putin pretendon se Rusia është kthyer “në kontroll” dhe trupat ukrainase atje janë izoluar.
Fraksion.com