AktualitetPolitikëTë fundit

“Njeriu që firmosi ‘non gratën’ time, tani është ‘non grata’ në vendin e tij”, Berisha: Donald Trump i dha atë që meritonte!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar lidhur me statusin e tij të ‘non gratës’, duke theksuar se ai është një njeri i pastër dhe se akuzat e ngritura ndaj tij ishin të pabaza.

Ai theksoi se pas hetimeve të kryera rezultoi se ai dhe bashkëshortja e tij kishin kursime të ligjshme prej 100 mijë eurosh dhe se asnjëherë nuk kishin shkelur ligjin. Berisha shtoi se ata që e akuzuan, madje kishin mashtruar, ndërsa personi që firmosi ‘non gratën’ ndaj tij, referuar Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, tani është shpallur ‘non grata’ në vendin e tij.

“‘Non grata’ ime defakto siç keni konstatuar pas vetingut 34 vjeçar, të prokurorëve politike të Edvin Ramës doli se, Sali Berisha i akuzuar për korrupsion, kishte kursime së bashku me bashkëshorten 100 mijë euro në punën e tyre 54 vjeçare. Një apartament 40 metra më të madhe se ai që ka patur. Doli se nuk e kishte shkelur kurrë ligjin, ai dhe fëmijët e tij.
Pra për mua, ata që më akuzuan, ata mashtruan dhe fatmirësisht njeriu që firmosi është sot ‘non grata’ në vendin e tij. Dhe ky është, e thonë, ‘karma rikthen’ dhe ai mori atë që meritonte nga presidenti Donald Trump”, tha ai.

 

Fraksion.com