Life StyleTë fundit

“Mbetet mister…”, Çfarë titulli i vendos Egli raportit të saj me Gjestin?

Nëse do të kishte një emër, marrëdhënia jonë do të quhej kontradita”, u shpreh Egli Tako, teksa foli për marrëdhënien e saj me Gjestin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ky titull, sipas saj, lidhet me komentet kontradiktore të banorit, që herë ka shprehur pëlqim për të dhe herë të tjera ka folur për të kundërtën.

Më tej, duke kujtuar disa deklarata të Gjestit se jashtë shtëpisë do të kishte qasje tjetër ndaj saj, Egli tha se kjo për të mbetet mister.

Në kokën time do të jetë ai misteri, a është ndryshe jashtë. Nuk dua të them që ai nuk ka qenë njerëzor, por thjesht dua të fokusohem te loja ime”, tha ajo.

Ndërkohë, pas kërkesës së Eglit për të pasur një mundësi tjetër në garë, sonte është hapur një televotimi, ku publiku do të jetë ai që do të vendosë nëse do që ta rikthejë Eglin në garë. Nëse ish-banorja ribëhet pjesë e garës dhe nëse fiton çmimin e madh, do të marrë vetëm gjysmën e vlerës, pra 50 dhe jo 100 milionë lekë.

 

Ftaksion.com