AktualitetPolitikëTë fundit

Grekët dogjën Athinën, serbët shqyen Beogradin”/ Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nga historia di që jemi popull trimash, jo delesh!

Aktori Mehdi Malkaj ka marrë fjalën sot në protestën e opozitës, që u mbajt me rastin e mbylljes së TikTok-ut në Shqipëri. Ai u shpreh se nuk është person i dhunshëm, por nuk mund të durojë të shohë këtë situatë, duke theksuar se problemi nuk është vetë TikTok-u, por arsyeja pse dikush ka inat me këtë platformë – sepse nuk është nën kontrollin e pushtetit.

Malkaj ka përmendur edhe protestat e organizuara në Greqi e Serbi, ndërsa bëri habi se përse shqiptarët nuk janë sot para Kryeministrisë.

“Nuk jam i dhunshëm por nuk duroj dot. TikTok-u ta heqim Tik-un e të lëmë Tok-un , të jemi Tok bashkë? Është më mirë kështu. Ky nuk ka inat me TikTok-un, por ky që i rëntë damllaja, ka inat pse kemi ne TikTok sepse nuk e administron ai sepse është Ay që një ditë do të na heqë edhe ajrin. Njerëz po për Tik Tok pse nuk erdhët? Çfarë ju ka bërë TikTok-u? Grekërit e dogjën Athinën për një gjë të ndodhur 5 vite më parë, grekët e shqyen Beogradin nuk di ku të hyjë Vuçiç? Nga historia ne nuk kemi qenë dele por trima”, tha ai.

 

Fraksion.com