AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: PD me program të veçantë për personat me aftësi ndryshe. Garantojmë minimumin jetim dhe pajisje me rimbursim nga qeveria

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar një program të veçantë për personat me aftësi ndryshe, duke theksuar se, në rast të ardhjes në pushtet, PD do të vendosë një paketë emergjence të quajtur “Paketën e Dhembshurisë”. Ky program, i cili do të zbatohet gjatë tre muajve të parë të qeverisjes, përfshin masa të rëndësishme për përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët më të prekur.

Një nga pikat kryesore të këtij programi është vendosja e minimumit jetik prej 200 euro për çdo shqiptar që merr më pak se këtë shumë, përfshirë pensionistët me pensione të ulëta dhe invalidët. Berisha gjithashtu theksoi se do të rikthehet taksa që paguajnë rrogëtarët dhe pensionistët gjatë blerjeve, në mënyrë që t’iu lehtësohet barra atyre.

Për personat me aftësi ndryshe, PD do të marrë masa konkrete për t’i mbështetur ata. Berisha garantoi se sigurimet shoqërore të kujdestarëve do të paguhen plotësisht, ndërsa do të krijohen qendra të fuqishme rehabilitimi për të siguruar që këta qytetarë të mund të jetojnë një jetë sa më normale. Gjithashtu, pajisjet e nevojshme për një jetë të përditshme do të jepen me rimbursim 100% nga qeveria.

Berisha përmendi gjithashtu disa masa të tjera për përmirësimin e kushteve ekonomike, si rritjen e rrogës minimale dhe pensioneve me 20%, përcaktimin e një rrogë mesatare prej 1200 eurosh, dhe uljen e çmimit të naftës me 30-40%, duke e sjellë nivele të ngjashme me ato të Kosovës.

Sipas Berishës, qëllimi i PD është të përmbysë shpërndarjen aktuale të buxhetit dhe ta vendosë qytetarin në epiqendër, duke i ofruar mundësi për të dalë nga varfëria ekstreme dhe për të jetuar një jetë më të denjë.

PD me ardhjen në pushtet ka përcaktuar si paketë emergjence, paketën e dhembshurisë, e cila do të zbatohet tre muajt e para të qeverisjes. Kjo paketë përfshin së pari, vendosjen e minimumit jetik për çdo shqiptar që merr ndën 200 euro. Vendosja 200 euro e minimumit jetik.
Për të gjithë ata që marrin pension më të ulët se 200 euro, se marrin pension të pjesshëm apo nuk marrin pension. Për të gjithë invalidët dhe të tjerë.

Së dyti, karta e konsumatorit. Rikthimi i taksës që paguajnë në blerje, të gjithë rrogëultëve dhe pensionistëve.

Së treti, ju keni shumë të drejtë. Sot në Shqipëri më të braktisurit janë njerëzit me aftësira ndryshe, apo siç po flisnit ju, invalidët. Pa asnjë diskutim që do të ju paguhen të plota sigurimet shoqërore kujdestarëve, sikundër do të krijohen qendrat më të fuqishme të rehabilitimit në mënyrë që këto qytetarë të mund të bëjnë një jetë sa më normale.

Të gjitha pajisjet që atyre u nevojiten për jetën normale, do tu jepen me rimbursim 100% nga qeveria. Pra do të ketë një ndryshim rrënjësor me qëndrimin ndaj tyre. Po kjo paketë parashikon rrogën minimale, nuk ka rrogë ndën 500 euro, parashikon rritjen e pensioneve, përveç 200 eurove, me 20%. Parashikon rrogën mesatare 1200 euro. Parashikon uljen e çmimit të naftës në masën 30-40 përqind me të njëjtat vlera që është në Kosovë.

Ne do të përmbysim shpërndarjen e buxhetit duke vënë në epiqendër qytetarin, jetesën e tij dhe ti japim mundësinë ti nxjerrim nga varfëria ekstreme dhe të bëjnë një jetë sa më normale.

 

Fraksion.com