AktualitetBota+NATO/BETë fundit

Sanksionet tona kundër Rusisë po funksionojnë, thotë Komisioni i BE-së

Bashkimi Evropian po zgjat sanksionet e tij ndaj afro 2400 individëve dhe subjekteve të lidhura me Rusinë, sipas Komisionit Evropian.

Anitta Hipper, zëdhënëse e Komisionit Evropian, tha se sanksionet ndaj Rusisë po funksionojnë.

Në një konferencë shtypi në Bruksel, Hipper thotë se sanksionet “po kafshojnë dhe dëmtojnë ekonominë e Rusisë dhe ky është pikërisht efekti i synuar”.

Ajo shton: “Ajo që ne duam të arrijmë me këtë është të sigurojmë që Ukraina është e fortë dhe Rusia nuk ka para dhe karburant për të vënë në makinën e saj të luftës.”


Fraksion.com