Mitsotakis bën ndryshime të kabinetit qeveritar
Ashtu siç flitej kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis menjëherë pas betimit të presidentit të ri të Greqisë, Konstantinos Tasoulas, ka proceduar me reformatimin e qeverisë së tij.
Gjithashtu sondazhet e javëve të fundit treguan humbjen e besimit tek partia në fuqi Demokracia e Re , por edhe tek partitë opozitare në përgjithësi.
Mitsotakis ka emeruar në postin e zv/kryeministrit një prej njerëzve të tij më besuar Kostis Xatzidhakis,që është njëkohësisht edhe zv/kryetar i Demokracisë së Re dhe do të kordinojë dhe mbikëqyrë ministritë e ekonomisë dhe prodhimit.
Gjithashtu vendosi në postin e ministrit të Financave z. Kyriakos Pierakakakis,që gëzon popullaritet dhe konsiderohet i suksesshëm në të gjitha ministritë që ka drejtuar.
Ajo që bie në sy është ndryshimi i gjithë ekipit drejtues të ministrisë së Infrastrukturës dhe Transporteve , që lidhet drejtpërdrejt me gjendjen e sistemit hekurudhor të vendit , për të cilin është kritikuar pa masë.
Gjithashtu në ministrinë e Emigracionit ka vendosur z. Makis Voridhis, që i përket kahut më ekstrem të konservatorëve.
Ndryshimet e tjera kanë të bëjnë me portofolin e ministrive të Arsimit , Besimit Fetar dhe Sporteve, Ambientit, Marinës Tregëtare apo edhe shumë posteve zëvendësministrore ku ka sjellë politikanë më të rinj në moshë.
Megjithëse i kritikuar për një skemë të gjërë qeveritare me gjithësej 62 anëtarë të kabinetit , Mitsotakis nuk ka ndryshuar jo vetëm numrin e tyre, por edhe pjesmarrjen e grave politikane të cilat numërohen vetëm në 12, pra gati 20% të qeveritarëve.
Ministrat dhe zv/ministrat e rinj do të betohen nesër në orën 11.00 dhe më pas do të zhvillohet mbledhja e parë e kabinetit.
Qeveria e re
KRYEMINISTRI: Kyriakos Mitsotakis
Zëvendëskryeministër: Kostis Hatzidakis
MINISTRIA E EKONOMISË DHE FINANCAVE KOMBËTARE
Ministër: Kyriakos Pierrakakis
Zëvendës Ministër: Nikos Papathanasis
Zëvendësministër: George Kotsiras
Zëvendësministër Thanos Petralias
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME
Ministri: Georgios Gerapetritis
Zëvendësministri: Alexandra Papadopoulou
Zëvendësministri: Tasos Hadzivassiliou
Zëvendësministri përgjegjës për helenizmin jashtë vendit: Giannis Loverdos
MINISTRIA E MBROJTJES KOMBËTARE
Ministër: Nikos Dendias
Zëvendësministri: Thanasis Davakis
MINISTRIA E BRENDSHME
Ministri Thodoris Livanios
Zëvendësministri Vassilis Spanakis
Zëvendësministri për Çështjet e Maqedonisë dhe Trakës, Kostas Gioulekas,
Ministria e SPORTIT
Ministre Sofia Zacharaki
Zëvendësministri me përgjegjësi për sportin, Giannis Vroutsis
Zëvendësministri përgjegjës për arsimin e lartë, Nikos Papaioannou
Zëvendësministri Kostas Vlasis
MINISTRIA E SHËNDETËSISË
Adonis Georgiadis
Zëvendësministre Irini Agapidaki
Zëvendësministri Dimitris Vartzopoulos
Zëvendësministri Marios Themistokleous
MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE TRANSPORTIT
Ministri Christos Dimas
Zëvendësministri përgjegjës për transportin Konstantinos Kyranakis
Zëvendësministri Nikos Tachiaos
MINISTRIA E ZHVILLIMIT
Ministri Takis Theodorikakos
Zëvendësministri përgjegjës për çështjet e kërkimit dhe inovacionit Aristos Doxiadis
Zëvendësministri Lazaros Tsavdaridis
MINISTRIA E PUNËS DHE SIGURISË SOCIALE
Ministre Niki Kerameos
Zëvendësministri Kostas Karagounis
Zëvendësministre Anna Efthymiou
MINISTRIA E MBROJTJES SË QYTETARËVE
Ministër Michalis Chrysochoidis
Zëvendësministri Giannis Lambropulos
MINISTRIA E DREJTËSISË
Ministër Giorgos Floridis
Zëvendësministri Giannis Bougas
MINISTRIA E KULTURËS
Ministër: Makis Voridis
Zëvendësministre: Sevi Voloudaki
MINISTRIA E KOHEZIONIT SOCIAL DHE FAMILJES
Ministre Domna Michaelidou
Zëvendësministre: Elena Rapti
MINISTRIA E ZHVILLIMIT RURAL DHE USHQIMIT
Ministër Kostas Tsiaras
Zëvendësministri Dionysis Stamenitis
Zëvendësministri Christos Kellas
MINISTRIA E MARINËS TREGËTARE DHE E POLITIKËS ISHULLORE
Ministri Vassilis Kikilias
Zëvendësministri Stefanos Gikas
MINISTRIA E TURIZMIT
Ministre Olga Kefalogianni
Zëvendësministre Anna Karamanli
MINISTRIA E NDËRQEVERISJES DIGITALE
Ministri Giannis Kefalogiannis
Zëvendësministri Kostas Katsafados
Zëvendësministri Evangelos Tournas
Ministri i Shtetit Akis Skertsos
Zëvendësministri i atashuar pranë Kryeministrit Thanasis Kontogeorgis
Zëvendësministri i atashuar pranë Kryeministrit dhe zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis
Zëvendësministri i atashuar pranë Kryeministrit Giorgos Mylonakis.
Fraksion.com