Hungaria: Ballkani, që nesër të pranohet në BE
Kryeministri hungarez Viktor Orban u kërkoi homologëve evropianë që të përshpejtojnë vendimarrjen për anëtarësimin e shteteve ballkanike në BE.
“Serbia, Shqipëria mund të pranohen në BE që nesër në mëngjes. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë gjithashtu në një status të ngjashëm. Kjo nuk do të sillte dëme, por përfitim të madh për Hungarinë. Këto vende nuk mund të krahasohen me Ukrainën”, u shpreh Viktor Orban.
“Udhëheqësit evropianë kanë vendosur që Ukraina duhet që të luftojë në këmbim të anëtarësimit të shpejtë në BE. Kjo ide po shkatërron interesat hungareze. Ne kemi fjalën vendimtare në këtë çështje, sepse të gjitha vendet anëtare duhet ta pranojnë atë. Hungarezët do të pyeten në një referendum nëse do të donin ta shihnin Ukrainën në BE”, tha Orban.