AktualitetPolitikëTë fundit

Burgosja e Veliajt, Berisha: Rama e lëshoi se më 12 maj do t’i zinte vendin! I futi edhe ato çimkat me Ulsiun

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferencës së kësaj të premteje për mediat komentoi listat e Partisë Socialiste.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama e largoi kryebashkiakun Erion Veliaj prej frikës se mos i zinte vendin.

Edi Rama këtej e mbron se ka vjedh me të, edhe me Erionin, por Erionin e lëshoi, tek Erioni bëri gabimin fatal se u paraqit si zëvendësi i tij, mos mendoni se e ka lëshuar Edi Rama për arsye tjetër absolutisht vetëm se e dinte se në 12 maj i zinte vendin ai, ishte e papërmbajtur në karrierë, i tha më mirë…i futi edhe ato çimkat me Ulsiun, regjistrime”, tha Berisha.

Por ata që janë afatgjatë, të garantoj se kur figura e tyre del e pakompromentuar ata janë një aset i vërtetë për politikën. Ja ku i ke, Edi Rama i kishte të gjithë aty. Bëri gjithçka, me lupë dhe nuk u gjeti dot asgjë.

Pra këta vërtetë janë, disa prej tyre edhe para 2013, por ama kanë qenë shërbëtorë në këtë politikë dhe eksperienca në politikë është aset, nuk është dobësi, ndaj dhe siç janë ata, janë grupi i të rinjve që nuk kanë marrë pjesë kurrë në fushatën elektorale dhe do të futen këtë vit. Unë do të bëjë një analizë statistikore për të gjithë dhe do të ua sjell ju.

Janë jo pak, por janë një grup i gjerë që konkurron për herë të parë. Një gjë është e sigurtë se, formimi i tyre është i shkëlqyer, në tërësi. Është një Shqipëri tjetër.

Mua më erdhi para disa ditësh sekretari i një dege, nuk e kisha takuar. Dhe ai më paraqiti CV e tij. Ai duhet të ishte jo më shumë se 26-27 vjeç, por një CV fantastike dhe më rreshtoi shkurtimisht të gjithë investimin që kishte bërë për formimin e tij politik.

Në këto lista janë kualitete të mëdha. Po ta krahasosh me listën tjetër, kap kokën me dorë. Çfarë është ajo listë, që në listë të mbyllur janë futur personat që i kanë dosjet më të rënda se peshën e trupit, në SPAK.
Po tani ti e di sa dosje ka korba e Covidit, besoj e di, se je marrë me të. Numri i dosjeve të saj, shkon sa dosjet e Erion Veliajt.

Por tjetër punë, se Rama këtë e mbron se ka vjedhur me të, edhe me Erionin, por Erionin. Por Erionin e lëshoi se, ai bëri gabimin fatal se u paraqit si zëvendësi i tij. Mos mendo ti se e ka lëshuar Rama atë për arsye tjetër. Absolutisht jo, se e dinte se në 12 maji i zinte vendin ai. Ishte i papërmbajtur në karrierë. Tha më mirë i futi dhe ato çimkat me Uluziun, ja nxorrë regjistrimet.


Fraksion.com