“Nuk ka privilegj më të madh”, reagon Tabaku për listat e mbyllura: Sot nis një sfidë të re—betejën për Tiranën në listën e hapur!
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas vendimit për ta lënë në listën e hapur të kandidatëve për zgjedhje, edhe pse ajo fitoi primaret në Tiranë. Tabaku ka shprehur falënderimet e saj për demokratët e Tiranës, të cilët e mbështetën në këtë proces dhe theksoi se ky është vetëm fillimi i një sfide të re për të përfaqësuar qytetarët.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se asgjë nuk i është falur në Partinë Demokratike, duke theksuar se çdo betejë e ka fituar me punë dhe përkushtim. Ajo siguroi se do të vazhdojë të përfaqësojë qytetarët e Tiranës dhe të gjithë shqiptarët në Parlament, duke u angazhuar për një ekonomi më të mirë, për shtresën e mesme, për luftën kundër korrupsionit dhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Tabaku po ashtu theksoi se nuk ka frikë nga sfidat dhe se çdo betejë, përfshirë ato që ka pasur deri tani, ka mundur ta përballojë me vendosmëri. Ajo u shpreh e gatshme të vazhdojë t’i shërbejë qytetarëve dhe t’i përfaqësojë ata me dinjitet dhe vendosmëri në parlamentin e ri.
Fraksion.com