“Një vend në tribunën vip”, Rama ironizon koalicionin e Partisë Demokratike
Kryeministri Edi Rama ironizoi sot koalicionin e Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Rama publikoi një video me disa bufë, teksa dëgjohet kreu i PD, Sali Berisha, duke komentuar koalicionin parazgjedhor të forcës së tij politike.
“Shqipëria Madhështore”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Lidhur me këtë koalicion, gjatë rubrikës “Sy m’Sy” sot, Rama u shpreh se “kush kishte ndonjë dyshim, shpresë apo ndonjë besim të mbetur mjafton të shikojë skuadrën në listën e mbyllur të kryeqytetit. Kur mungon Kujtim Gjuzi, i cili përdoret ose më saktë keqpërdoret në mënyrë brutale sepse është i vetmi që do ta kishte merituar të ishte aty në skuadrën e mbyllur, por për atë nivel që ka këneta e për ato mustaqe që ka Kujtimi absolutisht e meriton”, theksoi Rama.
Rama tha se, “ndërkohë që Dashnor Sula i madhi Dash Sula që nuk ka lënë gjë pa bërë për ta kapur një vend në tribunën vip u la jashtë, u la në det të hapur. Me sa mora vesh u arratis sepse nuk e përballoi dot këtë poshtërim që i bëri këneta dhe vazhdon të besojë që Shqipëria bëhet”.
Fraksion.com