“Mos votoni ‘kënetën’, sepse mbyllet dritarja e integrimit në BE”, Kos për deklaratën e Ramës: Nuk pres që zgjedhjet të ngadalësojnë procesin
Komisionerja e BE për zgjerimin, Marta Kos, u pyet nga gazetarët në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ka deklaruar se nuk pret që rezultati i zgjedhjeve të ndikojë në procesin e integrimit.
Kjo pasi sipas saj ky është një proces shterrues dhe reformat do të vijojnë.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama në vijimësi ka kërkuar votën e shqiptarëve, duke theksuar se vota për opozitën mund të rrezikojë mbylljen e dritare së mundësisë të hapur për integrimin në BE.
Fraksion.com