AktualitetPolitikëTë fundit

“Do ngjitem në Malin e Korabit”, Komisionerja e BE i dhuron bluzën e basketbollit, Rama: Unë do ju jap një kryeministër të ri nëse…

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka vizituar Tiranën ku i dhuroi kryeministrit Edi Rama dy fanella si simbol të angazhimit të përbashkët për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Njëra fanellë ishte e emërtuar “Skuadra Europë”, ndërsa tjetra ishte një fanellë e ekipit të njohur italian, Juventus.

Kos theksoi angazhimin e saj për të mbështetur Shqipërinë në procesin e negociatave për anëtarësimin në BE dhe u shpreh me entuziazëm për sfidat që do të vijojnë. Ajo tha: “Angazhimi im është që, kur të përfundojmë procesin e negociatave, unë do ngjis majën më të lartë. Korabin e do doja shumë që të vinit me mua.”

Marta Kos: Ne kemi parë edhe kampionatin Europian të futbollit, e kam mësuar se sa të shpejtë jeni ju. Dhe Nedim Bajrami bëri golin në sekondën e 23’-të. Tani dua të shoh se sa të shpejtë jeni për anëtarësimin në BE-në. Edhe futbolli luan një rol të rëndësishëm në anëtarësimin e BE-së. E kam parë dhe ju kryeministër se sa pasionant jeni për basketbollin. Kështu që dua të të jap këtë dhuratë, është një fanellë basketbolli që ju të bëheni pjesë e ekipit europian. Ai është numri im, numri 11. Unë baskebtoll nuk luaj dort, por do të ngjitem në majën më të lartë të Shqipërisë, në malin e Korabit. Do të doja të vinit me mua…

Edi Rama: Nëse do të futemi në BE, do t’ju japë një kryeministër të ri dhe të freskët që të ngjitet me ju në malin e Korabit. Jam mjaft i angazhuar dhe krenar të kem një ekip të përkushtuar dhe dua të shpreh këtu përpara jush mirënjohjen time, falqënderimet për Majlindën dhe Adean, që janë dy zonjat e BE-së të Shqipërisë dhe kujtdo tjetër që është i angazhuar. Dhe të fundit, por jo nga rëndësia, ambasadorit Ferit Hoxha, që është Lionel Messi ynë, për angazhimin e tij. E hodhëm jashtë oqeanit, të luante për në në Amerikë dhe e sollëm sërish në Europë. Ai vjen nga një zonë e Shqipërisë që burrat të jenë më të fortë.

 

Fraksion.com