Berisha akuza të forta për Ballukun: Administroi 12 miliardë euro të shqiptarëve, avuluan në drejtim të paditur
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të rënda ndaj ministrave të qeverisë Rama, duke përmendur emra të njohur si Belinda Balluku dhe Blendi Klosi.
Ai ka theksuar se Balluku ka administruar 12 miliardë euro të shqiptarëve, të cilat, sipas tij, janë zhdukur pa lënë gjurmë.
Berisha ka kritikuar gjithashtu listën e mbyllur të kandidatëve të Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si “listën e mafies së Ramës” dhe duke e përshkruar si një grup të lidhur me afera korruptive.
Rama ka listë të mbyllur SKAP-istët. Vetëm Anila Denaj do shpërlajë gjithë këtë qeveri të korruptuar. Lista e mbyllur është lista e mafies së Ramës. Shkojmë te lista e hapur. Lista e hapur ka hajdutë dhe patronazhist.
Fraksion.com