“Angazhimi në Aleancë”, Shefi i NATO-s do të takohet sot me presidentin Trump
Shefi i NATO-s Mark Rutte do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e SHBA Donald Trump.
Takimi vjen pasi Trump ‘kërcënon’ një ndryshim të madh në politikën ndaj aleancës, i cili mund të ketë një ndikim të madh.
Vendimi i administratës Trump për t’ë negociuar me presidentin rus Vladimir Putin për luftën në Ukrainë ka hedhur dyshime mbi angazhimin afatgjatë të Amerikës si për sigurinë evropiane ashtu edhe për vetë NATO-n.
Trump gjithashtu u ka bërë thirrje vendeve evropiane që janë pjesë e NATO-s të shpenzojnë shumë më tepër për mbrojtjen e tyre sesa objektivi prej 2% që NATO kërkon.
Rutte nuk u shpreh se ka shqetësime për veprimet e Trump.
Ndërkohë ai po i kërkon Presidentit të Ukrainës Zelensky që të rindërtojë lidhjet me Trump pas një takimi të tensionuar mes të dyve në shkurt.
Rutte ka thënë për mediat se i kishte thënë Zelensky-t të nesërmen e takimit me presidentin e SHBA-së se “duhet të respektojmë” atë që Trump ka bërë për Ukrainën deri më tani.
Fraksion.com