PS i merr koalicionit të Berishës Vasil Sterjovskin
Lideri i Aleancës së Maqedonasve për Integrimin Evropian (AMIE), Vasil Sterjovski, ka bërë një lëvizje surprizë duke u larguar nga koalicioni me Partinë Demokratike të Sali Berishës dhe duke u bashkuar me Partinë Socialiste për të kandiduar në listën e hapur të Qarkut të Korçës.
Sterjovski ka dorëzuar zyrtarisht një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për çregjistrimin e partisë së tij nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Në arsyetimin e tij, ai ka theksuar se mungesa e një mundësie për të kandiduar në Korçë dhe në qarqe të tjera ndikoi në vendimin për t’u shkëputur nga PD-ja.
“Dështuan negociatat me PD. I kërkova një vend në listën e hapur të Korçës, por refuzuan. Edhe në qarqe të tjera nuk na dhanë vende. Pra, ishim në koalicion, por pa asnjë hapësirë në lista,” u shpreh Sterjovski.
Pak orë para afatit përfundimtar të dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ, ai ka arritur një marrëveshje me Partinë Socialiste, duke siguruar një vend në listën e Qarkut të Korçës
Fraksion.com