Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren, Apeli lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për Arjan Tasen
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 18 vite burg për Arjan Tasen, polici që përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avadiaj me skaf.
Ky vendim erdhi pas apelimit të Tases, i cili kërkonte uljen e dënimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë.
Megjithatë, apeli e hodhi poshtë kërkesën e tij dhe konfirmoi vendimin e mëparshëm, duke lënë Tasen të vuajë 18 vitet e dënimit.
Ky rast ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.
Fraksion.com