Përfundon sot në mesnatë afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ
Sot në mesnatë përfundon afati për depozitimin e listave shumemërore për kandidatët për deputet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Dy partitë politike kryesore në vend Partia Socialiste dhe Partia Demokratike pritet që të dorëzojnë listat e emrave me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, pasditen e sotme.
Për vendosjen përfundimtare të emrave për kandidatë, kryesocialisti Edi Rama mbledh në 19:00 Kryesinë e PS, ndërsa kreu i PD-së Sali Berisha mbledh kryesinë në orën 16:00 dhe në orën 19:00 mbledh Këshillin Kombëtar.
Ndërkaq e vetmja parti që deri tani ka depozituar në KQZ listën shumemërore është Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori.
Lista e “Lëvizjes Bashkë” për qarkun e Tiranës, kryesohet nga Redi Muçi, ndërsa vetë kryetari i Partisë Arlind Qori renditet i dyti në këtë qark.
Fraksion.com