AktualitetPolitikëTë fundit

Nis seanca në Apelin e GJKKO për Erion Veliajn: Kryebashkiaku kërkon heqjen e arrestit me burg

Ka nisur seanca me dyer të mbyllura ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi gjyqi u shty ditën e djeshme.

Ishte një proces maratonë ai i masës ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj dje i cili mbas shtatë orë e 30 minuta u mbyll pa vendimmarrje.

Gjate seancës me dyer të mbyllura të kryesuar nga Engert Pëllumbi avokatët e kryebashkiakut kërkuan lirimin e klientit të tyre nën arrest në burg prej 10 shkurtit. Por prokurorët e posaçëm të dosjes kanë paraqitur prova të reja, çka e detyroi gjyqtarin e posaçëm të shtyjë vendimmarrjen për sot për t’i lënë kohë mbrojtjes të njihen me to

Por prokurorët kujtuan se Veliaj po hetohet për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash dhe prej arrestimit këto akuza i ka mohuar

Një tjetër sugjerim i avokatëve ishte edhe ofrimi i garancisë pasurore . Gjatë ditës ne gjykatë ishte edhe avokati amerikan Joshua Robert i cili kërkoi të vëzhgonte seancën, një kërkesë që nuk u pranua duke u konsideruar si e pabazuar ne ligj. heqjen e masës arrest në burg e kërkoi edhe biznesmeni Elman Abule dhe për shfuqizimin e detyrimit me paraqitje e kërkuan edhe 3 të dyshuarit e tjerë  që po hetohen në gjendje të lirë. Edhe për ta gjykata do shprehet këtë  të mërkurë

Sot në Gjykatë u rikthyer edhe Ajola Xoxa e cila kundërshton në apel sekuestrimin e dy llogarive bankare, një gjykim qe u shty mbasi SPAK  paraqiti prova shtesë.

 

Fraksion.com