AktualitetPolitikëTë fundit

“Listat e mbyllura nuk janë të drejta”, Berisha: E di që disa janë mërzitur, por beteja duhet vazhduar. Pas 11 majit do të jemi mazhorancë absolute

Berisha tha se në përputhje me statutin e partisë, miratimi i kandidaturave u bë me debate e diskutime në kryesinë e PD dhe iu paraqitën për miratim në parim si listë, këshillit kombëtar të PD.

“Në këtë rast po ju them dy momente. A është e drejtë kjo listë që na imponoi në vitin 2021 Edi Rama? Jo ua them unë. Ndërhyrja e bërë ishte që vendet e lira i merr ai që merr më shumë vota, për pjesën e hapur është bërë më e drejtë, duhet të ishte lista më e hapur. Në këtë aspekt janë ndjekur parime, në cdo qark janë dërguar përfaqësues nga aleatët, 4 në Tiranë e 4 në qarqe të mëdha por në cdo rast është mbajtur parasysh që kryetari dhe aleati të mos jenë më shumë se 40 % e listës së mbyllur. Lista e hapur është bërë me më të shquarit e komunitetit e qarkut.

Lideri i opozitës Sali Berisha tha se ky koalicion përbën 26 % të votave që e shndërron PD në një mazhorancë absolute dhe tmerruese për narkopartinë e narkoqeverinë.

“Për ata që kanë pritur të jenë në listën e mbyllur apo të hapur e di që janë mërzitur. Unë doja tju rikujtoja një fushatë elektorale dhe një zgjedhje janë një betejë. Duhet në respekt të investimit që ka bërë ai deri tani, dhe në respekt të PD. Jam i bindur se njerëz të parimeve do të vazhdojnë betejën deri më 11 maj”, tha Berisha.

 

Fraksion.com