AktualitetKosovaTë fundit

Kosova, marrëveshje me SHBA për mbrojtjen e sigurinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhje të Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në mbledhjen e Qeverisë, qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të dyja palët të angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si planifikim i mbrojtjes, qëndrueshmërisë strategjike dhe ngritjen e kapaciteteve strategjike ushtarake.

Marrëveshja Kornizë ka të bëjë edhe për blerjen e helikopterëve.

Ministri Maqedonci, ka folur edhe për kufizimet që ka FSK-ja në veri të vendit.

Ka thënë se asnjëherë nuk ka bërë rizotim të letrës së ish-kryeministrit Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ku jepet zotimi se FSK nuk shkon në veri pa pëlqimin paraprak të NATO-s.

 

Fraksion.com