AktualitetPolitikëTë fundit

“Përballë gjyqtarit që burgosi ish-ministrin Tahiri”, Veliaj mbërrin nga paraburgimi i Durrësit në Apelin e GJKKO

Erion Veliaj do të dalë sot para trupës gjykuese të Apelit të Gjykatës së Posaçme, për të kërkuar zbutjen e masës së dhënë ndaj tij, aë të arrestit me burg, ndërsa rreth orës 9:40 ka mbërritur nga paraburgimi i Durrësit në ambientet e Gjykatës.

Kryebashkiaku i Tiranës, që vazhdimisht e ka cilësuar arrestimin e tij si të paligjshëm dhe ndaj prokurorit të çështjes ka hedhur akuza, sot në orën 10:00 do të jetë në seancën që do të drejtohet përballë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, një emër i njohur.

Ky i fundit është gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin Saimir Tahiri, ndërsa u zgjodh me short për të gjykuar edhe çështjen e Veliajt, pasi gjyqtarja Ilirjana Olldashi ndodhet me raport për shkak të problemeve shëndetësore.

Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

 

Fraksion.com