E hënë, 17 Mars, 2025
Latest:
AktualitetTë fundit

Kredi me 0 % interes për banesë, hapen aplikimet për 530 punonjës të administratës publike

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit hapi thirrjen për aplikim për kredi me 0% interes për blerjen e një banese për 530 punonjës të administratës publike.

Sipas MEKI-t, punonjësit do të përfitojnë financim sipas çmimit të referencës dhe sipërfaqe sipas certifikatës familjare

Programi përfshin 12 institucione. MEKI publikoi dhe kriteret që duhet të plotësojnë punonjësit.

Ata duhet të jenë të punësuar në administratën publike. Të mos kenë një banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të kenë një banesë nën normat e strehimit. Të mos zotërojnë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar dhe të mos jenë përfitues nga programe të tjera të strehimit social.

Ministria e Brendshme, e Arsimit dhe Sportit do të kenë nga 90 kuota. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të ketë 80 kuota.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e Mbrojtjes, e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e Infrastrukturës dhe Energjisë, e Drejtësisë, e Evropës dhe Punëve të Jashtme, e Financave, e Turizmit dhe Mjedisit, si dhe Kryeministria kanë nga 30 kuota.

Ky është viti i dytë që qeveria mbështet punonjësit e administratës me kredi për strehim me zero interes.

 

Fraksion.com