Kërkon lirimin nga qelia: Sot në Apel seanca për Veliajn, shqyrtohen edhe kërkesat për 4 biznesmenët
Në Apelin e Gjykatës së Posaçme do të mbahet sot në orën 10:00 seanca e ankimimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për masën e sigurisë “Arrest me burg”, dhënë nga GJKKO dhe gjyqtari Erjon Bani.
Veliaj kërkon me çdo kusht zbutjen e masës së sigurisë, pasi sipas tij nuk ekziston asnjë kriter për një masë të tillë.
Ndërkohë prokurorët e çështjes, Ols Dado dhe Altin Dumani, këmbëngulin në masën e sigurisë sepse në postin e kryetarit të bashkisë sipas tyre, Veliaj ka mundësi të prishë provat.
Kujtojmë se kryebashkiaku Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.
Në seancën e sotme pritet të shqyrtohet edhe ankimimi për masën e sigurisë i 4 nga 6 biznesmenëve të lidhur me këtë çështje, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Elman Abdule.
Biznesmenët Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi nuk kanë ankimuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur nga GJKKO.
Fraksion.com