Inceneratori i Tiranës! GJKKO dënon Alqi Bllakon, ja sa vite burg do të vuajë ish-deputeti i PS
Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të martë ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako.
Bllako u dënua me katër vite heqje lirie. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, Bllako u dënua në mënyrë përfundimtare me 2 vite e 8 muaj burg.
Në çështjen e parë, Bllako është shpallur fajtor për një pagesë prej 120 mijë eurosh nga kompania e Klodian Zotos, e cila kishte lidhje me fabrikën e birrës së babait të ish-deputetit të Partisë Socialiste. Në çështjen e dytë, Bllako është akuzuar për ndikim në punësimin e Klodian Zotos si këshilltar i jashtëm për Vladimir Bezhanin, një tjetër funksionar i lartë, duke abuzuar me detyrën e tij.
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka kërkuar një dënim për Alqi Bllakon prej 5 vite burg, si dhe 5 vite qëndrim jashtë të gjitha funksioneve publike./bw
Fraksion.com