Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për t’u liruar nga qelia.
“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të giykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, thuhet në vendimin e marrë nga Gjykata e Lartë, me relator Sokol Binajn.
Më 26 shtator, Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për Salianjin, ndërsa ky i fundit e quajti procesin të montuar dhe e cilësoi veten si të dënuar politik.
Fraksion.com