AktualitetPolitikëTë fundit

Futet në GJKKO avokati amerikan i Veliajt, Joshua Roberts, nis seanca për ankimimin kundër “arrestit me burg”

Joshua Roberts, avokati amerikan që po ndjek në rolin e vëzhguesit çështjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, sapo ka mbërritur në GJKKO.

Roberts është përfaqësues i studios ligjore amerikane Kasowitz Benson Torres LLP.

Ditën e djeshme ekipi i avokatëve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar një vizitë në ambientet e paraburgimit në Durrës.

 

Në një deklaratë për mediat pas vizitës, Roberts bëri të ditur se ndodhet në Shqipëri si vëzhgues dhe theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve ligjore ndërkombëtare.

 

Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit. Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim. Dhe qytetarët që përballen me akuza penale mund të ndalohen para gjyqit vetëm nëse paraqesin rrezik për shoqërinë.

Ndikimet e caktuara në afat dhe pa akuza penale dhe kriteret për rreziqe për politikanët janë në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe demokracinë në SHBA.

Nesër unë do të vëzhgoj argumentet e apelimit në lidhje me lirimin me kusht të kryetarit Veliaj. Nuk do t’ju përgjigjem për asnjë pyetje apo të bëj ndonjë vërejtje sot”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com