“Duroj lloj-lloj salamandrash e insektesh”, Rama: Programi i programeve të PS-së është integrimi në BE
Në një postim në rubrikën Sy më sy në Facebook, Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbi sfidat dhe prioritetet që ka qeveria e tij për Shqipërinë, duke theksuar rëndësinë e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Ai shprehu durimin ndaj kritikave dhe sulmeve të ndryshme, duke krahasuar ato me “salamandra” dhe “insekte”, duke theksuar se urrejtja është një barrë e madhe për individët.
Ndërsa, me futjen në BE, do përfitojmë 1 miliard në vit. Nëse në bujqësi investojmë 200 mln euro fillimisht, me futjen në BE, investohen dhe 300 mln euro të tjera.
Fraksion.com