AktualitetTë fundit

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës shtyn seancën paraprake për autorin e krimit. Nëna e 14-vjeçarit: Dua drejtësi!

Është shtyrë seanca paraprake, për vrasjen e Martin Canit. I akuzuari është bashkëmoshatari i Canit, M.Përlleshaj, i cili akuzohet edhe për plagosje të një tjetër adoleshenti, shokut të Martinit, Luis Meçe.

Gjatë seancës ishin të pranishëm edhe prindërit e të ndjerit. Në një deklaratë për mediat, nëna e Martin Canit u shpreh se drejtësia duhet të vitet në vend.

Nëna e Martin Canit, ka folur pas shtyrjes së seancës paraprake. Ajo ka thënë se do që shteti të bëjë drejtësi. “Dua që drejtësia të vendoset në vend. Seanca të mbahet me dyer të hapura. Unë flas si nënë, dua dhe do luftoj për drejtësi”, ka deklaruar nëna e 14-vjeçarit të ndjerë.

Po ashtu, nëna e M.Canit, Florina Cani ka thënë se dëshiron që djali i saj të bëhet një simbol, me qëllim që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.

 

Mario Përlleshi është marrë i pandehur për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana cilësuese” ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave.
Mario Përlleshaj mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë, pasi u arrestua për krimin në shkollën “Fan Noli” ku i dyshuari ishte nxënës.