AktualitetPolitikëTë fundit

“Unë mund të mos jem fare në listë”, Çfarë tha kryeministri që ngriti dyshime

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Grupin e PS-së, duke folur për zgjedhjet, tha se ai mund edhe mos të jetë fare në listën e kandidatëve për deputet.

Rama theksoi se të gjithë deputetët që kanë qoftë edhe një mandat, do të jenë në fushë për të kërkuar vota. Sipas tij, të rinjtë do jenë në listë të mbyllur, pasi PS kërkon të ketë në parlament “gjak të ri”, me qëllim që të bëhet një parti politike e re.

Vendimin për vete nëse do jem kandidat për deputet nuk e kam marrë ende. Unë mund të mos jem fare në listë.  Të gjitha deputetet që kanë qoftë një mandat do të jenë në fushë. Të rinjtë dhe të rejat do jenë në listë të mbyllur, pasi ata përfshihen dhe e bëjnë partinë më të re. Të tjerët pikërisht se kanë qenë aty, duhet të jenë në fushë dhe të garojnë fort.

Fraksion.com