Të ardhurat nga doganat, rriten me 5.2 % ose 16 milionë euro më shumë se janar-shkurt 2024
Faktorët kryesorë janë miradministrimi, digjitalizimi shërbimeve doganore dhe rritja konsumit të mallrave të akcizës
Te ardhurat e II-mujorit e pare 2025 janë realizuar në masën 33,6 Miliardë lek dhe në krahasim me II-mujorin 2024 janë realizuar rreth +1,6 Miliardë lek ose rreth 16 milionë euro më shume (105,2%).
Burimet zyrtare nga Drejtoria e Përgjithme e Doganave konfirmuan se “mirëadministrimit dhe digjitalizimi shërbimeve doganore të kombinuara me rritjen e konsumit të mallrave të akciës janë faktorët kryesorëqë kanë sjellë një rritje me 5.2 % të të ardhurave nga doganat”.
Të dhënat operative nga Doganat tregojnë se tëardhurat nga mallrat e akcizës kontribuan ne total me 912 Milionë lek më shumë se dymujori vitit 2024 dhe qe ka ardhur pergjithesisht nga rritja e importit te Karburantit me rreth + 690 Miliardë lekë (rritje e sasise se konsumuar me rreth 16,241 ton), Cigare me +112 milionë lekë (rritje e sasise se konsumuar me rreth 20 ton), Pije alkoolike prodhim vendi +21 Milionë lekëdhe Verë me +13 milionë lekë.
Sa I përket tatimit mbi vlerën e shtuar(TVSH nëimport), krahasuar me dy-mujorin 2024 janë mbledhur rreth 809 milionë lek me shume, e ndikuar kryesisht nga:
– +549 Milionë lek Energji elektrike.
– +219 Milionë nga Karburant importi
– +100 Milionë lek nga Metalet Baze
– +71 Milionë Kafe
Gjate periudhës dymujore Janar-Shkurt 2025 rritja e te ardhurat si pasoje e mirëadministrimit dhe rritjes se sasive te importit eshte ne shifren 1,6 Miliardë lek. Kjo shume eshte ndikuar nga efektin e renien e cmimeve me -162 Milionë lek, duke dhene si rezultat nje rritje vetem prej +1,4 Miliardë lekesh ne totalin e tëardhurave doganore.
Sa vijon shifrat e konsumi të mallrave kryesorë të akcizës për periudhën dy mujore nga viti 2019-2025./Monitor
Fraksion.com