AktualitetPolitikëTë fundit

“S’më bindi dot për të shkrirë SPAK-un”, Berisha: Rama bëri përpjekje publike dhe nën rrogoz. Jam betuar, s’i bashkoj kurrë votat me të!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama kërkoi të bashkonte votat me PD për të shkrirë SPAK-un. Berisha tha se kryeministri dështoi të sigurojë mbështetjen e deputetëve të PD dhe të tijën personalisht për të iniciuar më pas ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë.

Deklarata e Berishës u bë gjatë konferencës për shtyp me gazetarët nga selia e PD.

 

Sali Berisha: Ai dështoi të sigurojë votat e PD dhe të bindë Sali Berishën për të shkrirë Skapin e partisë. Dështoi, bëri përpjekje ai, edhe publike, edhe nën rrogoz, por siç kam deklaruar dhe siç jam betuar nuk do i bashkoj kurrë votat me të, pasi asnjë hap nuk do mund të bëhet pa Komisionin e Venecias, i cili nuk do të jetë vetëm arbitri, por do të jetë institucioni që do të trajtojë problemet e Reformës në Drejtësi.

 

Në burimet diplomatike dhe në burime të tjera është ngritur kjo çështje të përpjekjeve të tij për të bashkuar votat me PD, dhe kjo nuk mund të ndoshte. Se unë veprimin e kam shpjeguar pse e kam. Nuk kam që të le vendin pa një institucion akuze, kurrë. Për një reformim dhe një institucion akuze për një vend të lirë, siç duhet të jetë një vend i lirë.

Po, e ke parasysh ti, ai tha: po më luten! Unë po i lutesha atij?! Por po t’i lutesha unë, i bënim ato. Unë s’e kam thënë ndonjëherë atë. Ai është lutur, por dështoi.

 

Fraksion.com