AktualitetBota+Të fundit

Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio udhëton për në Arabinë Saudite përpara bisedimeve SHBA-Ukrainë

Sapo janë publikuar fotot e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, i cili është në rrugë drejt Arabisë Saudite për diskutime me zyrtarët ukrainas.

Pak orë më parë, Rubio hipi në një aeroplan në bazën e rezervave ajrore Homestead në Florida me destinacion Arabinë Saudite, ku pritet mbërritja e tij në orët në vijim.

Nga SHBA, Rubio-s në tryezë pritet t’i bashkohet edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz.

U.S. Secretary of State Marco Rubio greets members of the crew as he boards airplane

Kujtojmë se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili pritet të mbërrijë në Arabinë Saudite përpara bisedimeve me zyrtarët ukrainas të martën, ka kërkuar prej kohësh për një përfundim të shpejtë të luftës në Ukrainë.

“Ne duam të shohim fundin e këtij konflikti dhe do të kërkojë disa zgjedhje shumë të vështira”, tha Rubio në nëntor, pas fitores së Trumpit në zgjedhje. Në të kaluarën, Rubio e quajti “hiperbolë” të besosh se “ukrainasit do të shtypin plotësisht ushtrinë ruse”.

Ai votoi kundër paketës së ndihmës ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën vitin e kaluar. “Unë mendoj se ukrainasit kanë qenë jashtëzakonisht të guximshëm dhe të fortë në përballjen e Rusisë,” tha ai. “Por në fund të ditës, ajo që ne po financojmë këtu është një luftë ngërç dhe duhet të arrihet në një përfundim, ose ai vend do të kthehet 100 vjet prapa.”

 

Fraksion.com