AktualitetTë fundit

Paraqitet në Gjykatën e Posaçme Ajola Xoxa

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme.

Sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar zhvillohet seanca për ankimimin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me sekuestrimin e disa llogarive bankare, në total 850 mijë euro. Xoxa argumenton se këto fonde janë të ligjshme dhe të ardhura nga burime të rregullta, duke kundërshtuar akuzat e SPAK që i konsideron të dyshimta.

Ajola Xoxa është lënë nën masën e detyrimit për paraqitje, ndërkohë që bashkëshorti i saj, Erion Veliaj, ndodhet në masën “arrest me burg”. Ajo ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit të GJKKO-së që ka miratuar kontrollet në bizneset e saj dhe sekuestrimin e celularit.

Për më tepër, me vendim të GJKKO-së, SPAK ka marrë autorizimin për kontrollin e telefonit të Ajola Xoxës. Ndërkohë, ajo ka kundërshtuar gjithashtu vendimin për kontrollin në apartamentin e përshtatur si magazinë e Sky Tower, i cili u realizua më 3 shkurt.

 

Fraksion.com