“Mungon gjyqtari i Posaçëm”, dështon seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sh.a”
Seanca gjyqësore paraprake ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për dosjen “Buka sh.a” është shtyrë, pas mungesës së gjyqtarit të Posaçëm, Erion Çela.
Sipas burimeve zyrtare nga Gjykata e Posaçme, gjyqtari Çela ka qenë në leje dhe për këtë arsye nuk është mundur të zhvillohej seanca.