“Mund të mos jem në garë më 11 maj”, Berisha për Ramën: Po lufton për mbijetesë! Pas 11 majit do të jetë në…
Kryeministri Edi Rama la të kuptonte në mbledhjen e grupit parlamentar të PS mëngjesin e sotëm, se më 11 maj mund të mos jetë pjesë e garës për deputet.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat u shpreh se kjo është një çështje që është në dorën e kreut të qeverisë , por fakti se ku do të jetë pas 11 majit kryesocialisti, kjo është në duart e shqiptarëve.