AktualitetPolitikëTë fundit

“Kujtim, jepja mustaqet Ramës se u çmend pas tyre”, Berisha i hedh batuta kryeministrit: Ne me program, ata dalin me zhaba e zhapikë

Kryetari i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në prezantimin e koalicionit të PD “Shqipëria madhështore”, gjeti kohën të bëjë edhe batuta në drejtim të kryeministrit.

Berisha ia ktheu me batuta Ramës, që ka përdorur ndaj opozitës fjalë të tilla si “zhabat”, “hardhucat” etj. Kreu demokrat i tha Kujtim Gjuzit se duhet t’ja japë mustaqet Ramës, pasi u çmend pas atyre mustaqeve.

Berisha: PD dhe aleatët e saj nisin fushatën me një epërsi të pakrahasueshme me kundërshtarin tonë, ne besojmë në vlera, jo në shndërrimin ne Shqipërisë në vendin e torturave, jo në plaçkitjen më të madhe që ka njohur  Shqipëria. Ne shkojmë kokulur dhe ballëhapur, kokulur sepse do të kërkojmë mbështetjen e tyre, zemrën e tyre, mendjen e tyre, por gjithashtu ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë. Ne paraqesim një projekt në pamje të parë i largët, Shqipëria madhështore, por është absolutisht ëndrra më e bukur, e ditës dhe jo e natës e çdo shqiptari, e çdo njeriu punëtor me dinjitet. Pala tjetër paraqet hardhucë zhapikë, bretkosa, zhaba dhe tani së fundi mustaqet e Kujtimit.

Sali Berisha: Kujtim, jepja mustaqet Ramës se u çmend pas tyre.

 

Kujtim Gjuzi: Je Skënderbeu i shqiptarëve.

Sali Berisha: Një njeri që ka qeveris 12 vite dhe nuk iu thotë dot shqiptarëve një arritje. Edhe arritjet janë të nxira nga vjedhje të tmerrshme.

 

Fraksion.com