AktualitetTë fundit

Përplasen 2 motomjete në aksin Shkodër-Komplik, 1 i plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, ku si pasojë e përplasjes së 2 motomjeteve ka mbetur i plagosur drejtuesi i një prej mjeteve, shtetasi Xh. H., 71 vjeç.

Policia e Shkodrës thotë në njoftimin zyrtar se 71-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për  pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.

 

Fraksion.com