Ndahet nga jeta Andis Harasani, ish deputeti i PS në moshën 53-vjeçare
Është ndarë nga jeta ish deputeti i PS, Andis Harasani.
Andis Harasani ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare .
Mësohet se Harasani vuante prej dy vitesh si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Lajmin e ka shpërndarë në rrjete sociale bashkëshortja e tij, Suela Kapllani Harasani.
Te dashur familjare e miq,
Me hidherim te thelle, njoftojme humbjen e parakohshme te njeriut tone te zemres, babait, bashkeshortit, djalit, vellait, mikut Andis Harasani. Andisi yne luftoi per jeten me forcen, besimin dhe vendosmerine qe e karakterizonte gjithmone. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurre së dhuruari dashuri, mbeshtetje e force. Fatkeqesisht, e humbem betejen kunder kancerit.
Detaje per ceremonine e lamtumires se fundit do ndahen ne ditet ne vazhdim.
Andis Harasani u zgjodh dy herë deputet, në 200-ën dhe më pas në 2009-ën ndërsa u largua nga politika në vitin 2013 kur Edi Rama erdhi në pushtet. Më pas ai jetoi në SHBA, ku u zhvendos me familjen e tij.
Përpara zgjedhjes së deputet, ai ka shërbyer si drejtor i KESH-it nga shtatori 2002 deri në korrik 2005-ës.
Fraksion.com