“Kantieri Shqipëria 2030”, Rama takime me kabinetin qeveritar e të zgjedhur vendorë
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste po vijon sot në ditën e dytë takimet me anëtarë të kabinetit qeveritarë dhe të zgjedhur vendorë të Partisë Socialiste për të diskutuar mbi programin e mandatit të katërt qeverisës.
“Kantieri Shqipëria 2030”, shkruan Rama, ndërsa ndau pamje nga takimi i sotëm me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe të zgjedhur vendorë të PS-së.
Sipas medieve, në fokus të diskutimeve të kryeministrit Rama me drejtuesit politikë të qarqeve është edhe përzgjedhja e emrave të kandidatëve për deputetë me të cilën PS do të garojë në zgjedhjet e 11 majit.
Në një takim dje me gratë dhe vajzat socialiste nga i gjithë vendi, kryeministri Rama konfirmoi se në listat e mbyllura për zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste do të ketë vajza, gra dhe djem që janë forca e të resë, forca e gruas së një Shqipërie që shikon përtej vitit 2030.
Kryeministri theksoi se “PS do të ketë një qasje krejt tjetër dhe burrat që kanë marrë nga PS mandat do t’i hedhim në fushë që të meritojnë mandate”. “Në gjithë pjesën tjetër të skuadrës do të përfshijmë të gjitha energjitë, eksperiencat dhe të gjithë burrat luftëtarë do të jenë aty për të shkuar dhe fituar në territor vota për PS-në”, shtoi ai.
Fraksion.com