Life StyleTë fundit

Gjesti flet për largimin e Eglit: S’mbaj përgjegjësi!

Mbrëmja e sotme nisi me një diskutim rreth Eglit, pas largimit të saj të papritur nga “BBVA” për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Pothuajse të gjithë banorët shprehën mendimet e tyre lidhur me vendimin e ish-banores, ku shumica prej tyre fajësuan Gjestin si shkaktar i të gjithë situatës.

Mirëpo Gjesti u shpreh se nuk mbante përgjegjësi dhe se gjithmonë ishte munduar t’i tregonte Eglit se si qëndronte e vërteta, pavarësisht se sa e dhimbshme ishte ajo!

“Desha t’i jepja fund por s’mundesha kur e shikoja duke qarë. Për momentin vetëm të bëja mirë mundesha. A kam ndikuar unë në gjendjen e saj emocionale, po patjetër. Unë s’mbaj përgjegjësi, ndoshta kam bërë keq, që i kam bërtitur të mos shkonte në atë pikë, ndoshta kam patur faj, për këtë kam luftuar.
Dhe unë jam fajtor, s’jam krejt i pastër. Por më mirë t’i thoja që s’ndjej gjë sesa të bëja sikur e doja!”

 

Fraksion.com